Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia, pas rritjes së retorikës agresive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia, jo vetëm për aspektin operativ dhe taktik të forcave të armatosura të këtij shteti  por edhe për politikën agresive dhe hegjemoniste të strukturave politike në Serbi. Politika agresive dhe përpjekja për hegjemoni regjionale e Serbisë janë kryesore në rritjen e tensioneve në rajon. Grupet e armatosura joformale, të mbështetura nga strukturat e sigurisë së Serbisë, janë një element rreziku dhe ndëshkimi i tyre është i domosdoshëm për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm të rajonit. Ai ka thënë se përderisa drejtuesi i këtyre grupeve terroriste, Milan Radoiçiq, është ende në liri, kjo e bën situatën edhe më të rrezikshme. Shteti i Kosovës është i gatshëm të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vet, duke vlerësuar bashkëpunimin e plotë me strukturat ndërkombëtare në Republikën e Kosovës. Ai ka përmendur se gjatë luftës së Kosovës, në të kaluarën, janë futur armatime nga Shqipëria, edhe pse kufiri ishte i blinduar. Ministri Maqedonci ka nënvizuar se në çdo situatë, gatishmëria e vendit për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vet është e lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …