leoni

Ministri i Mbrojtjes së Belgjikës, Mishel Hofman, paralajmëroi rrezikun e mundshëm të konfliktit të Evropës me Rusinë

Gjatë një vizite te ushtarët belgë të dislokuar,  në Rumani, ministri i Mbrojtjes së Belgjikës, Mishel Hofman paralajmëroi për rrezikun e mundshëm të konfliktit me Rusinë, bëjnë ë ditut burimet belge të lajmeve. Ai tha se tërë kjo është një skenar i frikshëm. Një luftë në shkallë të plotë me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini. Michel Hfman, konsideron ne kemi arsye për t’u shqetësuar”. “Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për ta sulmuar një fqinj. Aktualisht Rusia është e angazhuar vetëm në një front në luftë me Ukrainën. Por një rritje e tensioneve midis vendeve të Ballkanit ka ngritur frikën për hapjen e një fronti të dytë në këtë pjesë të botës, me Rusinë që synon ta zgjerojë ndikimin e saj. Putini ka marrëdhënie të shkëlqyera me disa vende të rajonit, si Serbia, e cila po demonstron gjithnjë e më shumë dëshirën e saj për kontroll dhe zgjerim në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Ministri belg i Mbrojtjes nuk e përjashton asnjë skenar madje porosit që Europa  të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, ka saktësuar, Mishel Hofman.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …