Pacolli: Kosova është përjetësisht mirënjohëse mikut të saj më meritor për lirinë tonë, presidentit Bill Klinton

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli: Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim

Pas votimit pro liberalizimit të vizave nga Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, qytetarët e vendit i ka uruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli. Votimin pro liberalizimit të vizave nga LIBE, Pacolli e ka konsideruar si një hap më afër drejt liberalizimit. Ndërsa, ka uruar vendin për këtë lajm. Ai ka thënë se tani mbetet edhe sfida e fundit, por që beson se do t’ia dalin. “Urime Kosovë! Edhe një hap më afër; Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim!”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …