Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Ministri Ismaili u ka premtuar sot specializantëve të stomatologjisë punësimin në institucione publike

Specializantët e stomatologjisë të cilët protestuan edhe njëherë para Ministrisë së Shëndetësisë, kanë marrë sot premtim nga ministri i Shëndetësisë se do të punësohen në institucione publike. Kështu bëri të ditur përfaqësuesja e specializantëve të stomatologjisë, Mirjeta Berisha, në një prononcim për media pas takimit që patën me ministrin Uran Ismaili. Berisha tha se protesta e sotme është bërë pasi nuk ishin në dijeni të vonesave të Ministrisë së Shëndetësisë për të zgjidhur çështjen e tyre, ndërsa kjo është qartësuar pas takimit me ministrin. Udhëzimi administrativ, sipas saj, nuk ka lejuar që specialistë të stomatologjisë të futen në QKMF ose në institucione publike shëndetësore, por kjo do të ndryshohet në bashkëpunim të stomatologëve specializantë me ministrin Ismaili. Ajo tha se është një numër i madh i specialistëve të stomatologjisë që nuk janë sistemuar në sistemin publik shëndetësor, e që presin të punësohen. Ndryshe, ky grup i specializantëve të stomatologjisë po proteston tash e disa herë para Ministrisë së Shëndetësisë, me kërkesën e vetme të tyre që të mos diskriminohen në aspektin e të drejtës së punës në institucione publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …