Ministri Ismaili: Brenda një kohe të shkurtër priten të hapen Ambulantat e reja specialisitike në QKUK

Ministri Ismaili: Brenda një kohe të shkurtër priten të hapen Ambulantat e reja specialisitike në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vazhduar edhe sot me inspektimin e punimeve në QKUK. Ai ka premtuar se brenda një kohe të shkurtër priten të hapen Ambulantat e reja specialisitike në QKUK.

“Qytetarët tanë të cilët për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak të favorshme për të marrë shërbime cilësore, brenda pak ditësh do të kenë një realitet të ri.  Këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund, pasi që brenda një kohe shumë shkurtër priten që të hapen Ambulantat e reja specialisitike në QKUK. Investimi, që është bërë së fundmi në ambulancat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët”, ka shkruar ismaili në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …