Brickos

Ministri i Jashtëm holandez: Dialog, zgjedhje të lira dhe vetting

Ministri i Jashtëm holandez: Dialog, zgjedhje të lira dhe vetting

Ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin ka deklaruar: “mendoj se është e rëndësishme që të ketë dialog, zgjedhje të lira e të ndershme dhe progres në procesin e vetting-ut”. Ndërsa, Bushati, u shpreh mirënjohës ndaj Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për reformën në drejtësi, dhe deklaroi se “politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri”, duke iu referuar deklaratave të opozitës kohët e fundit. “Përshëndes angazhimin e ndërkombëtarëve që ne të adresojmë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve, në mënyrë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira. Politika duhet të ndahet nga tradita e mbrapshtë e komentimit apo ankesave ndaj përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në Shqipëri. Askush nuk duhet të humbasë kohë. Shqiptarët kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Vetë opozita ka qenë dakord me vendimet kushtetuese dhe është koha për t’i dhënë jetë procesit të vetting-ut”, tha Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …