Ministri kroat Gordan Grlic Radman përkrahu pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si shtyllë të stabilitetit rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, deklaroi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të forconte stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe do të mbështeste integrimin evropian të vendit. Gjatë fjalimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës do t’u mundësojë të gjitha komuniteteve, përfshirë serbët, qasje të plotë në mekanizmat evropianë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ministrja në detyrë e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, falënderoi Radmanin për mbështetjen e tij, duke theksuar se “Evropa është më e fuqishme kur bashkohet në vlera.” Kosova aplikoi për anëtarësim në maj të vitit 2022, por procesi u bllokua për shkak të mosprocedimit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që mbetet vendimtare për vendimmarrjen e Komitetit të Ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …