Ministri Kuçi ezhvillon një takim virtual me drejtorin e ri Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci

Ministri Kuçi e zhvillon një takim virtual me drejtorin e ri Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci. Takimi ishte me karakter njohës nga të dy palët, ku është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Kuçi duke falënderoi Paolucci për mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës, po ashtu e njoftoi për nëntë masat që ka parapa Qeveria e Kosovës të ndërmarrë për rimëkëmbjen ekonomike në vend. Paolucci i premtoi ministrit mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën edhe në të ardhmen, në veçanti pas situatës së vështirë ekonomike të krijuar në Kosovë si pasojë e Pandemisë. Massimiliano Paolucci e merr detyrën e drejtorit të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut më 1 korrik 2020

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …