MINISTRI LEKAJ: AUTOSTRADËN E DUKAGJINIT TA PROJEKTOJMË SË BASHKU

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në dëgjimet publike me qytetarët e Junikut dhe Deçanit dëgjoi komentet dhe idetë e qytetarëve për autostradën e Dukagjinit. Duke marrë parasysh rëndësinë që ky projekt do të ketë jo vetëm për këtë rajon por mbarë Kosovën, Lekaj garantoi se sugjerimet e tyre do të merren parasysh në versionin final. Ai shtoi se autostrada përveçse shkurton rrugën mes qyteteve brenda vendit, lidhë edhe korridoret pan-evropiane. Qytetarët e të dyja komunave janë njoftuar në detaje me të gjitha të dhënat rreth autostradës së Dukagjinit dhe nuk ngurruan të japin kontributin e tyre në debat. Kryetarët e komunave, Agron Kuqi i Junikut dhe Bashkim Ramosaj i Deçanit, u shprehën të kënaqur që më në fund komunave të tyre po u jepet rëndësia e munguar nga qeveritë e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …