MINISTRI LEKAJ: INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN E QKUK-SË TË DOMOSDOSHME

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve brenda hapësirave të QKUK-së. Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës, po realizohet me qëllim që infrastruktura rrugore e këtij institucioni të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të ketë parametra dhe standarde evropiane. Ministri Lekaj tha se është i lumtur që falë mundësisë së dhënë po bën diç në përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të cilit i ka takuar edhe vet. Rregullimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 180 mijë euro, me gjatësi afro 2.4 kilometra dhe do të përfundojë brenda 15 ditësh. Ndërkaq ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtori i QKUK-së Basri Sejdiu, e falënderuan ministrin për këtë investim domethënës për QKUK-në dhe pacientët e saj. Ky investim i MI-së plotëson kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të qytetarëve, për rrugë të asfaltuara brenda këtij institucioni.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …