leoni

MINISTRI LEKAJ MORI PJESË NË REALIZIMIN E PROJEKTIT RIFUNKSIONALIZIMI I LINJËS PRISHTINË-PEJË-PRISHTINË DHE ME FURNZIM TË VAGONËVE

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj mori pjesë në realizimin e projektit, rifunksionalizimi i linjës Prishtinë-Pejë-Prishtinë dhe me furnizim të vagonëve, pas rikonstruimit të tyre. Me këtë rast ministri Lekaj theksoi: “Ajo që na ka shty të jemi bashkarisht, është një qëllim, qëllimi i së mirës së përbashkët e që është qytetari ynë, duke filluar nga nxënësit dhe studentët e që sot korrespondon me 20 vjetorin e sakrificës së studentëve që ne t’ua ofrojmë një shërbim, që shkon në favor të tyre. Sot, është edhe diçka e mirë, sepse nuk ka asnjë problem që nuk zgjidhet atëherë kur është vullneti i të gjithë sektorëve. Ju garantoj se të gjitha do t’i bëjmë në të mirë të zhvillimit të hekurudhave, e pastaj kjo do të ketë impakt pozitiv në ekonomi, në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Nuk do të lejojmë që askush të jetë mbi ligjin, askush të diskriminohet sepse ne jemi të barabartë në mesin e qytetarëve dhe para ligjit. Ne si Qeveri në krye me zotin Haradinaj si kryeministër i Qeverisë së Kosovës do të jemi në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre. Do të zhvillojmë politika për hekurudha  dhe ekonominë në përgjithësi. Ne duhet të jemi në nivel të detyrës dhe me profesionistët aty ku duhet të jenë, që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve. Ne do t’i luftojmë të gjitha dukuritë negative dhe nuk ka kush që të na ndalë në këtë. Ne do të jemi në shërbim të mirës së vendit dhe do të mbështesim një menaxhim të mirëfilltë në këtë sektor. Ne do të jemi mbështetës të politikave zhvillimore të hekurudhave që janë segment i rëndësishëm i shtetit të Kosovës“.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …