leoni

MINISTRI LEKAJ NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOMUNËN E VUSHTRRISË DHE TË KASTRIOTIT – OBILIQIT

Në mbështetje të projekteve infrastrukturore  kushtuar qeverisjeve lokale nëpër të gjitha komunat e Kosovës, Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi Vushtrrinë dhe Kastriotit (Obiliqin). Qëllimi i këtyre vizitave ishte përkrahja dhe plotësimi i nevojave që kanë këto komuna në fushën e infrastrukturës. Në përmbushje të përgjegjësisë dhe përkushtimit që mban Ministria e Infrastrukturës përkrah komunave, Ministri Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me udhëheqësit e komunave të lartpërmendura. I shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku si dhe bashkëpunëtorët e tij, Pal Lekaj së pari vizitoi komunën e Vushtrrisë  nën udhëheqjen e kryetarit Xhafer Tahiri. I njoftuar paraprakisht me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Vushtrri, si dhe me projektet që kjo komunë ka planifikuar t’i realizojë në të ardhmen, ministri Lekaj dhe kryetari Tahiri biseduan rreth mundësive të përmirësimit dhe pse jo edhe të perfeksionimit të infrastrukturës rrugore në këtë komunë. Menjëherë pas vizitës në Vushtrri, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi edhe Kastriotin (Obiliqin). I pritur nga udhëheqësi i kësaj komune Xhafer Gashi, Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për projektet infrastrukturore që synon t’i realizojë kjo komunë, si dhe tregoi rëndësinë që kanë këto bashkëpunime për Kastriotin (Obiliqin), duke shërbyer kështu si një shtytje e madhe drejt zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik. Ministri Lekaj bashkë me kryetarin e komunës së Kastriotit (Obiliqit) Xhafer Gashi, i vizituan edhe punimet në Urën e Plemetinit e cila lidhë Hamidinë me Qyqavicën, duke u njoftuar paraprakisht edhe nga afër me projektin i cili parashihet për këtë urë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …