MINISTRI LEKAJ NËNSHKRUAJTI KONTRATËN PËR NDËRTIMIN E RRUGËS DEÇAN – PLAVË

Ministri Pal Lekaj  në prezencë të deputetëve që vijnë nga Deçani, si dhe kryetarit të  Deçanit, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë. Me rastin e nënshkrimit të kontratës, duke i uruar deputetët, kryetarin si dhe të gjithë banorët e Deçanit, ministri Lekaj është shprehur: “Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj, në prezencën e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, e nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milion euro. Në koordinim të plotë me operatorin e kontraktuar, ndërtimi i kësaj rruge do të filloi në muajin mars të këtij viti, varësisht nga kushtet atmosferike. Kjo rrugë do të përafroi edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin. Duke i uruar qytetarët e Deçanit për ketë zhvillim pozitiv, dëshiroj të them se, Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investoi në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojën e qytetarëve, por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Urime!”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …