MINISTRI LEKAJ PRITI DREJTORIN E KOLEGJIT “MEHMET AKIF”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti drejtorin e kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden, me të cilin bisedoi lidhur me punën e këtij kolegji, i cili ka OBJEKTIV të përhershëm ofrimin e kushteve sa më të mira për mësim dhe përgatitjen e kuadrove cilësore në fushën e dijeve.

Në takim, ministri Lekaj dhe mysafiri i tij, Mustafa Erden, biseduan për nevojën e vazhdimit të mbështetjes për edukimin e kuadrove të reja, të cilët do të mund ta japin kontributin e tyre të plotë për zhvillimin e Kosovës.

Për cilësinë e mësimit në kolegjin “Mehmet Akif”, që është shkolla e parë private në Kosovë, flet fakti se nxënësit kosovarë po marrin medalje gjithandej botës, për dije të gjuhëve të huaja dhe për njohuritë në lëmin e shkencës.

Në fund të bisedës, ministri Lekaj dhe Erden thane se edhe në të ardhmen mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë nuk do të mungojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …