Ministri Lekaj  priti një delegacion të komunitetit shqiptarë që veprojnë në Kroaci, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj  me bashkëpunëtor pritën një delegacion të komunitetit shqiptarë që veprojnë në Kroaci, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Republikës së Kroacisë, njëherit edhe përfaqësuese e pakicave (shqiptare, sllovene, maqedone, malazeze dhe boshnjake). Ministri Lekaj me bashkëpunëtorë i falënderuan deputeten Perlaskaj dhe komunitetin e bizneseve shqiptare në Kroaci, për interesimin e tyre për vendin tonë. Ministri Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj, biseduan për disa projekte të infrastrukturës që janë duke u realizuar në vendin tonë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në lëmin e infrastrukturës. Pas takimit, ministri Lekaj dhe deputetja Lekaj-Perlaskaj u prononcuan për media duke  treguar për temat e diskutimit në këtë takim deputetja Lekaj-Perlaskaj tha: ‘’E falënderoj ministrin Lekaj për mikpritje, kjo vizitë ka qenë pak a shumë vizitë miqësore, ku kemi biseduar për një bashkëpunim sa më të ngushtë në mes të Ministrisë së Infrastrukturës së Kroacisë dhe të asaj të Kosovës, si dhe për komunitetin shqiptar, i cili jeton në Republikën e Kroacisë’’.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …