MINISTRI LEKAJ: PROPAGANDA E PASKRUPULLT E SERBISË NUK KA TË NDALUR NË TË GJITHA DREJTIMET

“Me qëllimin më të keq, për dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës, Serbia iu jep informata të pavërteta aviokompanive të ndryshme se kinse, Aeroporti Ndërkombëtar, “Adem Jashari” është i mbyllur që nga viti 1999. Kjo jo vetëm që është qesharake por për më tepër, është një tregues se sa shumë është në gjendje ta rrezikoj jetën e qytetarëve të vendeve të ndryshme si pasojë e keqinformimit të aeroplanëve nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil të Serbisë, apo siç është rasti më eklatant dhe më jo human, që nuk i është dhënë leje për aterrim emergjent aeroplanit, në të cilin ka qenë një grua shtatzënë, ky mjerisht nuk është rasti i vetëm kur Serbia ka vepruar kështu. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, jo vetëm që nuk është i mbyllur por këtë vit edhe ka pranuar mbi 2 milionë udhëtarë të vendeve të ndryshme që kanë ardhur në Kosovë, ose kanë shkuar nga Kosova duke e shfrytëzuar ketë Aeroport. Ajo që kërkojmë nga Autoritetet Evropiane të Aviacionit Civil është që t’i reagojnë shtetit të Serbisë dhe e njëjta, njëherë e përgjithmonë, ta ndal këtë propagandë e cila jo vetëm që nuk përkon me të qenurit korrekt në relacionet Kosovë – Serbi por mund të rrezikoj seriozisht jetën e pasagjerëve që udhëtojnë me aviokompani të ndryshme. Ne i bëjmë me dije Serbisë dhe të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare, se nëse ndodh diçka e keqe në këtë drejtim, tërë përgjegjësia do të bjerë mbi këtë shtet i cili përmes institucioneve të tij dezinformon me qëllimin më të keq të mundshëm”, thuhet në reagimin e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …