Brickos

MINISTRI LEKAJ U TAKUA ME AMBASADOREN E KROACISË NË KOSOVË MARIA KAPITANOVIÇ

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviç. Në fillim të takimit ministri Lekaj i dëshiroi mirëseardhje ambasadores Kapitanoviç. Me këtë rast ministri Lekaj e njoftoi ambasadoren lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, përkatësisht ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i e Elezit, pastaj zhvillimin e projektit për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Durrës në drejtim të Merdares-kufiri me Serbinë, ndërtimet e rrugëve Prishtinë-Pejë segmenti Kijevë-Pejë si dhe asfaltimi i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Ministri Lekaj gjithashtu vlerësoi se është duke u punuar edhe në realizimin e projekteve të ndryshme rrugore nëpër komuna, sipas kërkesave të qytetarëve. Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviç, e falënderoi ministrin Lekaj për mirëpritjen si dhe e përgëzoi për emërimin e tij si ministër i Infrastrukturës, duke shtuar se ndërtimi i autostradave dhe rrugëve të reja është i rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë si dhe për qarkullimin më të lehtë ndër rajonal. Në fund të këtij takimi ministri Lekaj dhe ambasadorja Kapitanoviç, u dakorduan që edhe në të ardhmen të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve mike, Kosovës dhe Kroacisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …