vipa
driloni com
Fillimi / Lajmet / Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nënshkroi marrëveshjen për përkrahjen e bizneseve
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nënshkroi marrëveshjen për përkrahjen e bizneseve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nënshkroi marrëveshjen për përkrahjen e bizneseve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nënshkroi marrëveshjen për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimin e të rinjve të Kosovës me programin e Promovimit të Punësimit në Sektorin Privat,  të financuar nga Ambasada e Zvicrës, në vlerë prej 7 milionë e 280 mijë franga. Në emër të PPSE-së, marrëveshjen e nënshkroi drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrik Etjenn. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin dhe për zhvillimet e mëtejme.

Ai shtoi se sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE-së me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku promovohet sektori privat dhe punësimi, që është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë, me fokus punësimin e të rinjve dhe të grave. “Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.28 milionë franga, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, u shpreh z. Etienne.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, fillimisht shprehu falënderimin e tij ndaj qeverisë zvicerane, popullit zviceran që po e bën për Kosovën, në vlerë mbi 7 milionë franga zvicerane, duke shtuar se është faza e dytë e implementimit të këtij projekti pasi që ka pasur edhe fazë të parë. Ai tha se qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku fokus të veçantë i jep punësimit të të rinjve dhe punësimit të gruas. Më tej ministri Hasani u zotua se ky projekt, kjo marrëveshje e nënshkruar, ky grant i dhënë të jetësohet, që është për katër vitet e ardhshme – deri në vitin 2021 dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen qeveria zvicerane do ta përkrahë edhe MTI-në dhe në përgjithësi popullin e Kosovës”, potencoi ministri Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania e gatshme për mbështetjen e mëtutjeshme të Republikës së Kosovës, me theks në fushën e arsimit

Gjermania e gatshme për mbështetjen e mëtutjeshme të Republikës së Kosovës me theks në fushën e arsimit

“Shkëmbimi i nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve me institucionet e njohura gjermane është veprim i duhur ...