Ministri Lekaj u takua me ministrin Sefaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me të cilin bisedoi për temat që u përkasin të dy ministrive.

Gjatë bisedës, në mënyrë të veçantë diskutuan për sigurinë në komunikacion, ndërkaq Ministri Lekaj tha se “ne do të përpiqemi që në mënyrë të vazhdueshme ta ngrisim efikasitetin e punës së kontrolleve teknike, të avancojmë çështjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugët me frekuentim më të lartë të trafikut”.

Të dy ministrat u dakorduan për arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit për ndarjen e përgjegjësive për eliminimin e problemeve në fushën e sigurisë dhe komunikacionit rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …