MINISTRI LEKAJ U TAKUA ME NJË DELEGACION SHQIPTARO – GJERMAN I KRYESUAR NGA ULRICH BEUL

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u takua me një delegacion shqiptaro–gjerman i kryesuar nga Ulrich Beul nga CDU-ja njëherit edhe anëtar i Këshillit të Distriktit të Punëtorëve Kristianë-Demokratë (CDA). Në këtë takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit, ku ministri Lekaj ka shfaqur interesimin dhe gatishmërinë e Ministrisë së Infrastrukturës që të krijohet hapësirë veprimi dhe bashkëpunimi për kompanitë serioze gjermane, njëjtë si edhe për ato vendore. Ministri Lekaj e informoi delegacionin se Kosova tash për tash i ka me rëndësi jetike tri çështje të cilat duhet të marrin epilog, si ajo e Demarkacionit me Malin e Zi, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe iniciativën ligjore të ndërmarrë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ministri Lekaj e njoftoi delegacionin edhe për projektet që janë duke u realizuar nga Ministria e Infrastrukturës si dhe për projektet që parashihen të realizohen në planin tre vjeçar të punës. Lekaj po ashtu e njoftoi delegacionin edhe për gjendjen e furnizimit dhe prodhimit të energjisë elektrike në vend, pas hapave të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, që është element pozitiv për të gjithë investitorët e mundshëm si dhe i njoftoi edhe për potencialin e madh të fuqisë punëtore në vend. Në anën tjetër Ulrich Beul nga CDU-ja gjermane dhe anëtarët tjerë të këtij delegacioni kanë falënderuar ministrin Lekaj dhe kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë në projekte të ndryshme, që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …