Ramë Likaj: Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për të gjithë por ne arritëm ta përmbyllim me shumë të arritura në arsim

Ministri Likaj apelon nxënësit dhe mësimdhënësit që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj u ka bërë apel nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit në mënyrë që të mos vijë deri te mbyllja e institucioneve arsimore, në kohën kur vendi po përballet me shtim të vazhdueshëm të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 vdekje dhe 707 raste të reja me sëmundjen infektive, pavarësisht masave të ndërmarra së fundit antiCOVID-19 për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e gastronomisë nga ora 19:00 deri 05:00 të mëngjesit. E kjo ka bërë që ministri Likaj të dalë me një ftesë të veçantë përmes rrjetit social për të gjithë nxënësit e mësimdhënësit e shkollave të nivelit të ultë dhe të mesëm arsimor në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …