Ministri, Lutfi Zharku priti delegacionin e BERZH-it

Ministri, Lutfi Zharku priti delegacionin e BERZH-it

Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti sot në Prishtinë delegacionin e BERZH-it, të udhëhequr nga drejtori për Ballkanin Perëndimor, z. Holger Muent. Në këtë takim u diskutua për projektet në sferën e infrastrukturës, me theks të veçantë për linjën hekurudhore 10, pastaj për rrugët hyrëse e dalëse në Prizren, Gjilan e Ferizaj, si dhe rreth rehabilitimit të rrugës Kllokot-Gjilan, për të cilat tanimë janë të nënshkruara marrëveshjet mbi huan. Vëmendje e posaçme iu kushtua edhe mundësisë së mbështetjes së autrostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, rrugës Kievë-Pejë dhe autostradës Besi-Merdarë. Ministri Zharku dhe Muent deklaruan se së shpejti pritet lidhja e marrëveshjeve të tjera që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …