Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me krerët e lartë shtetërorë, gjeneralët, oficerët dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai ka deklaruar me këtë rast se 28 Nëntori shënon disa nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tri ngjarjet dhe të gjithë protagonistët e këtyre ngjarjeve tërë jetën e tyre punuan për një komb, një gjuhë dhe një Flamur”, ka shkruar Ministri Maqedonci, i cili me kërë rast ka shkruar: Urime të gjithëve 28 Nëntori, të festojmë e të punojmë bashkë dhe t’i shërbejmë bashkë kombit tonë!
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …