Ministri i mbrojtjes zoti Armend Mehaj, priti sot zëvendës ambasadorin Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën zotin Tatsuya Machida. Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.
Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.
Ministri (zëvendës ambasadori) i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në në fushat me interes të përbashkët, posaçërisht në fushën e kërkim – shpëtimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
