Njësitet e specializuara të FSK-së ndihmojnë komunën e Deçanit në operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente

Pas takimit me kryetarin e komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj dhe Shtabin Emergjent në Deçan, Ministri i Mbrojtjes z.Armend Mehaj në koordinim me z.Ramosaj dhe akter tjerë, kanë vendosur që nga orët e pasdites se djeshme njësitet e specializuara të FSK-së të jenë në Deçan në operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në komunën e Deçanit. Ndërsa sot duke u bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent janë angazhuar 5 njësi të specializuara:

– Njësiti për detektimin e materieve të rrezikshme, Njësiti për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhën ujore,

– Njësiti për asistencë mjekësore,

– Njësiti për operacione civile edhe

– Njësiti homolog i forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor. Këto njësite do të vazhdojnë operacionet e tyre deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.

Komuna e Deçanit e Falënderon Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK-në për misionin e tyre te shenjët!

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …