Ministri Mehaj priti ministrin (zëvendës ambasadorin) japonez  Tatsuya Machida

Ministri Mehaj priti ministrin (zëvendës ambasadorin) japonez  Tatsuya Machida

Ministri i mbrojtjes zoti Armend Mehaj, priti sot  zëvendës ambasadorin  Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën zotin Tatsuya Machida.  Ministri Mehaj e  njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet  në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.

Ministri (zëvendës ambasadori)  i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në  në fushat me interes  të përbashkët, posaçërisht në  fushën e kërkim – shpëtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …