Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës vizitoi Deçanin

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, i shoqëruar nga gjeneral Nazmi Brahimaj dhe këshilltari politik Shpetim Selmanaj, ka qëndruar në Deçan, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i Administratës Jashar Dobraj, Drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni, Drejtori i Shëndetësisë Ibrahim Selmanaj dhe Drejtori i Bujqësisë Nasim Haradinaj. Kryetari Ramosaj, duke e falënderuar ministrin për vizitën tha se,  nga konstituimi i organeve komunale kemi filluar të punojmë për realizimin e kërkesave të qytetarëve, kërkoi edhe nga ana juaj një bashkëpunim të shtuar për të realizuar disa detyra se bashku duke ju referuar në hapjen e rrugës për në fshatin Belle, po ashtu jemi në përgatitje për shënimin e datës 3 mars ku do të mbahet aktiviteti sportiv ,,Kupa e Gjeravica 2018’’. Ministri Berisha, është shprehur se FSK-ja është e gatshme që të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. “FSK-ja është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kemi shumë të arritura dhe presim shumë shpejt që të kalojmë në fazën tjetër, në FAK. Kemi bashkëpunim të mirë me ndërkombëtarët dhe qysh tash jemi të gatshëm të kalojmë në fazën vijuese të transformimit”, ka thënë ministri Berisha, i cili është shprehur i gatshëm për të ndihmuar Deçanin më kërkesat drejtuar nga Institucionin komunal duke u bazuar në kapacitetet që ka FSK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …