leoni

Ministri i MPMS mori pjesë në publikimin e hulumtimit “Nevojat e Tregut të Punës”

Ministri i MPMS-së Skender Reçica, mori pjesë në publikimin e hulumtimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), “Nevojat e Tregut të Punës” ku pasqyrohen të gjeturat e trendit të ndërmarrësisë vendore dhe të huaja 2000-2016, trendi i punësimit 2006-2016, trendi i remitencave 2008-2016, trendi i investimeve të huaja 2008-2016 e gjetje tjera. Ky hulumtim është  mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Synimi kryesor i këtij hulumtimi ishte identifikimi i nevojave në tregun e punës. Ministri Reçica, duke vlerësuar hulumtimin, me këtë rast theksoi se hulumtimi  i nevojave të tregut të punës është një ndër faktorët kryesor, i cili në realitet duhet të përcaktoj edhe rrjedhën e aftësimeve profesionale dhe shkollimin e nxënësve në bazë të nevojave të tregut të punës. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka paraparë që në kuadër të planit qeverisës dhe planit për zbatimin e Reformës së Agjendës Evropiane të realizoj një hulumtim të nevojave të tregut të punës. Për hulumtimin e nevojave të tregut të punës MPMS ka angazhuar Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe disa organizata tjera. Ky hulumtim dhe hulumtimet tjera janë një pikënisje në drejtim të zbatimit të Strategjisë Sektoriale dhe Planit të Veprimit të punësimit, duke treguar nevojat reale për drejtimet, të cilat bizneset ndjejnë mungesë të fuqisë punëtore, vazhdoi Ministri Reçica. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes ekipeve profesionale brenda MPMS do të analizoj këtë hulumtim por edhe hulumtimet tjera dhe besojmë fuqishëm që të gjeturat dhe rekomandimet e këtyre hulumtimeve do të na ndihmojnë në krijimin e politikave më efikase të punësimit dhe aftësimit profesional, natyrisht me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve do të bashkëpunojmë edhe me institucionet tjera të  Kosovës, sidomos MASHT-in, por gjithashtu edhe me Bizneset në Kosovë dhe Diasporë, mbylli fjalën e tij Ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …