Ministri i MPMS-së takon Ambasadorin Zviceran në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në një takim Ambasadorin Zviceran Jean-Hubert Lebet me bashkëpunëtor.

Në këtë takim Ministri Reçica falënderoi Ambasadorin Lebet për ndihmën që ka dhënë shteti Zviceran për shtetin e Kosovës në vazhdimësi.

Gjithashtu e falënderoi për projektet e veçanta, të cilat i ka ofruar shteti Zviceran për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë gjithë kohës.

Ambasadori Lebet e uroi Ministrin Reçica për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Në kuadër të projekteve u theksua Marrëveshja për sigurime sociale, e cila është tashmë gati e finalizuar dhe kërkon nënshkrimin nga të dyja palët. Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në javët e ardhshme të intensifikojnë veprimet, në mënyrë që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministri Reçica theksoi se ka gatishmërinë për të shtyrë proceset përpara dhe do të bashkëpunoj ngushtë me miqtë tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …