Gjykata

Një raport i Gjykatën Speciale thotë se 51 për qind e shqiptarëve, do të protestojnë në rast të paraqitjes së aktakuzave të para

Njësia e  informacionit dhe komunikimit publik në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, bëri të ditur se dhomat e specializuara kanë mandatin për të kryer gjykim të drejtë dhe për të siguruar një proces të rregullt. Në të gjeturat e raportit, i cili u prezantua, lidhur me perceptimin publik për Gjykatën Speciale, thuhet se 51 për qind e qytetarëve shqiptarë, janë të gatshëm të protestojnë në rast të paraqitjes së aktakuzave të para dhe se ndjenja e padrejtësisë nga ana e të anketuarve është në masë të madhe. Ndërkaq, pakënaqësitë e njerëzve mund të çojnë në trazira civile dhe se qytetarët mund të angazhohen në pengimin e autoriteteve të Kosovës, akterëve ndërkombëtarë, Gjykatës Speciale nga ndjekja penale ndaj atyre që është ngritur aktakuza.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …