Ministri i MPMS-së vizitoi Zyrën e Punësimit, të pensioneve, Qendrën e Aftësimit Profesional dhe Zyrën Rajonale të Inspektoratit të punës në Prizren

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica të premten me datë 13.10.2017, se bashku me bashkëpunëtor realizoi një vizitë pune në zyrën e punësimit, zyrën e pensioneve, qendrën e aftësimit profesional dhe zyrën rajonale të inspektoratit të punës në qytetin e Prizrenit. Ministri Reçica u njoftua për së afërmi me punën e këtyre institucioneve, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.

Ministri Reçica përgëzoi stafin për punën e tyre dhe me këtë rast shprehi gatishmërinë për përkrahjen e këtyre institucioneve në bazë të mundësive si në aspektin teknik por edhe njerëzor, me qëllim të përmirësimit të kushteve në këto institucione, të cilat më pas do të mund t’iu shërbenin edhe më shumë qytetarëve dhe bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …