Ministri Pacolli thotë se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Pacolli thotë se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli është takuar sot në Varshavë të Polonisë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass. Këtë ai e ka bërë të ditur teksa ka shkruar se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Pacolli tutje tha se Gjermania do ta vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj Kosovës. “Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass. Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar clirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë. Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intesifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona. Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën”, ka shkruar nder të tjera Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …