Intervistë me Ardita Dervishin, bija e dëshmorit të kombit, Daut Dervishi

Intervistë me Ardita Dervishin, bija e dëshmorit të kombit, Daut Dervishi

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Ardita Dervishi, bijë e dëshmorit të Kombit, Daut Dervishi.

Ardita Daut Dervishi: Mire se ju gjej, faleminderit shume për ftesën dhe faleminderit nga ju qe çdo here u jepni hapësirë dëshmorëve ne programet e juaja.

 

RKL: Aktiviteti i Babit Tuaj, është jashtëzakonisht i gjerë, çka do të veçonit për dëgjuesit e radios Kosova e Lirë?

Ardita Daut Dervishi: Siç edhe e potencuat ju aktiviteti i babit tim ka qene shume i gjere por unë do te veçoja aktivitetin dhënë çështjes kombëtare qysh nga fillet e rinisë e deri tek rënia e tij. Pa dyshim aktiviteti me i rëndësishëm është ai i luftës se fundit si pjesëtar i UÇK se ku edhe e dëshmoi duke dhënë edhe  jetën për lirinë e Kosovës. Sigurisht që rënia e babit tim dhe dëshmorit të Kosovës ishte një humbje e madhe për ne familjaret dhe bashkëluftëtaret e tij, por ne jemi krenar që e kishim një prind të tillë që jetën e tij ja dha lirisë. Po ne kemi kontakt me bashkëluftëtaret dhe shokët e tij , ata vijnë na vizitojnë na ngushëllojnë jo vetëm ne përvjetorë por edhe ne ditë të zakonshme.

 

RKL: Ku jeni sot Ju bijat e bijtë e dëshmori, t Daut Dervishi, a studioni, a punoni?

Ardita Daut Dervishi: Ne disa nga bijtë e bijat që tashmë jemi të rritur jemi martuar kemi krijuar familjet tona, disa punojmë, dy janë jashtë Kosovës, disa kemi studiuar dhe punojmë.

 

RKL: E nderuara Ardita, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Ardita Daut Dervishi: Po edhe pse asnjëherë nuk është mjaft për të bërë për dëshmorët dhe familjet e tyre nuk do te thotë që nuk është bërë asgjë, mjafton që po trajtohen dinjitetshëm kjo ka rëndësi.

 

RKL: Disa nga dëshmorët ata po selektohen kush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Ardita Daut Dervishi: Pavarësisht se cila është grada apo pavarësisht cili institucion e shpallë ata që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës e kanë titullin me të mirë dhe më të çmuar dëshmor dhe çlirimtar të Kosovës së lirë.

 

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Ardita Daut Dervishi: Përkrahje morale kemi pasur çdo here si nga shoqëria ashtu dhe nga institucionet duke mos anashkaluar as përkrahjen që i takon çdo familje të dëshmorit

 

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Ardita Daut Dervishi: Por duke i parë disa procese prej nga pas lufta e deri sot nuk mund të themi që nuk kemi bërë asgjë,  kemi ecur përpara por duhet të behet akoma më shumë në shtet ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, të ketë vende pune për të rinjtë në mënyrë që rinia dhe fëmijët e dëshmorëve të kenë të ardhme në vendin e tyre ku baballarët tanë derdhen gjakun.

 

RKL: E nderuar Arditë, të falënderojmë qp u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

 Ardita Daut Dervishi: Ju faleminderit shumë dhe nga ju që me ftuat dhe isha pjesë e programit të juaj sot dhe që më mundësuat të shpalos një pjesë nga veprimtaria e babit tim. Respekt dhe lavdi gjithë dëshmorëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …