Ministri Pal Lekaj: “Të gjitha rrugët pa aksidente“

Ministri Pal Lekaj: “Të gjitha rrugët pa aksidente“

U shënua Dita Evropiane „ Pa viktima në rrugë„, që në shtetet evropiane shënohet çdo vit, ndërsa në Kosovë për hetë të dytë. Me rastin e shënimit të kësaj dite u organizua një tryezë e ashuquajtur:“ Dita evropiane pa viktima në rrugë„. Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Lidhur me atë se çfarë është duke u punuar në rritjen e sigurisë në komunikacion nga ana e Ministrisë së infrastrukturës, ministri Lekaj theksoi:“  Lajmet për aksidentet e shkaktuara në trafik na shqetësojnë të gjithëve. Që nga marrja e mandatit si ministër i Infrastrukturës prioritet i imi ka qenë krijimi i sigurisë në komunikacion. Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq. E kam krijuar edhe Task-Forcën për siguri në komunikacionin me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse. Kjo Task-Forcë, është duke punuar çdo ditë në terren për të evidentuar pikat e zeza ku po shkaktohen aksidentet.

Pas përfundimit të punës së këtij komisioni do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë. Sipas raporteve të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënje të aksidenteve nga krahasuar me vitin e kaluar. Numri i aksidenteve për periudhën janar-gusht të këtij viti ka rënë për rreth 13 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përqindja e aksidenteve me fatalitet është zvogëluar për 17 për qind. Thirrja ime është:“ Të gjitha rrugët pa aksidente“.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …