Ish-shefi i Shërbimit Informativ pas vitit 1997, Fatos Klosi ka hedhur dritë gjithashtu mbi një detaj shumë delikat: për një telefonatë të interceptuar nga SHIK-u në telefonin e ish-liderit të opozitës Sali Berisha më 14 Shtator 1998. Në këtë telefonatë Bukoshi i ofrohet Berishës për ta ndihmuar me 400-500 mercenarë të armatosur për ta ndihmuar në realizimin e qëllimit të tij, që ishte rrëzimi i qeverisë, grushti i shtetit në shtatorin e vitit 1998. “Në atë kohë janë interceptuar një numër telefonatash me pritës të thirrjes seli e Partisë Demokratike. Në të parën është interceptuar Bujar Bukoshi, ish-kryeministër në mërgim i Kosovës, që afronte “për situatën” e 14 shtatorit deri në 400-500 burra të armatosur dhe në të dytën, një shqiptaro-amerikan, i cili i kërkonte me ngulm bashkëbiseduesit të tij të tërhiqej. “Askush nuk do të njohë pushtetin tuaj nesër. Tërhiquni! Mos bëni marrëzira!” Unë besoj fort se ai ishte një nga arsyet e forta që ndalën precipitimin në skaje shumë më tragjike të historisë. Mund të kishte pasur edhe zhvillime krejt të pa menduara. Ajo që na bënte atëherë shumë përshtypje ishte se folësi nga PD-ja tregohej shumë i bindur ndaj këshillave të bashkëbiseduesit. Fatmirësisht ashtu dhe ndodhi”, – është shprehur Klosi.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …