Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica priti sot në një takim përfaqësues të FMN-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica priti sot në një takim përfaqësues të FMN-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në një takim përfaqësues të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), të kryesuar nga Stephanie Eble, shefe e misionit për Kosovë dhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident për Kosovën. Sipas njoftimit të Ministrisë, Reçica dhe përfaqësues të FMN-së diskutuan rreth reformave të nevojshme për veteranët e luftës, si dhe për plotësim ndryshimet që duhet të bëhen në Ligjin për Pension të vitit 2014. “Temë tjetër diskutimi ishte edhe vendimi i Qeverisë, i iniciuar nga ministri Reçica, për kompensimin për viktimat seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Pikë tjetër e rëndësishme diskutimi në mes të ministrit Reçica dhe përfaqësuesve të FMN-së ishte edhe situata e tregut të punës në Kosovë dhe reformat e nevojshme për avancimin tij”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …