Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, priti në takim sot ambasadorët e Italisë, Anglisë dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, priti në takim sot ambasadorët e Italisë, Anglisë dhe Shqipërisë

Zëvendës-kryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O`Connell si dhe ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemajl Minxhozi. Duke i falënderuar ata për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli diskutoi për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës. Ai a veçuar angazhimet e mëdha që i presin institucionet  në përmbushjen e agjendës evropiane, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre shteteve për zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …