Haradinaj e pranon se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura, përmes ndryshimeve kushtetuese është i pamundur

Kryeministri, Ramush Haradinaj, shkarkoi Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, në krye me Murat Mehën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës së  Qeverisë së tij  ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, të kryesuar më parë nga Murat Meha. Ai ka njoftuar se nga sot se ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …