Ministri, Rrustem Berisha vizitoi kadetët e FSK-së në Akademinë Ushtarake në Kroaci

Ministri, Rrustem Berisha vizitoi kadetët e FSK-së në Akademinë Ushtarake në Kroaci

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë qëndrimit në Kroaci, vizitoi edhe Akademinë Ushtarake dhe Qendrën e Përgjithshme të Zhvillimit Ushtarak  ,,Dr. Franjo Tuxhman’’ ku u prit nga gjenerali Mate Padjen me bashkëpunëtorë, si dhe zhvilloi një takim me kadetët e FSK-së të cilën po vijojnë shkollimin profesional atje.

Me këtë rast, ministri Berisha u njoh nga afër për kapacitetet shkollore, edukative,  arsimore dhe trajnuese të Qendrës së Përgjithshme për Zhvillim Ushtarak, si dhe me kuadrin profesional dhe me  mundësitë që ofron kjo qendër për Kosovën në përgatitjen dhe shkollimin e kuadrit ushtarak. Ministri Berisha zhvilloi një takim të përbashkët me kadetët e FSK-së, që studiojnë  në këtë akademi,  të cilët i përgëzoi për arritjet e tyre shkencore dhe i  inkurajoi  që të vazhdojnë  më  sukseset e tyre në dobi të detyrave që i presin, në të ardhmen në  FSK, pas përfundimit të studimeve të tyre. Kadetët e FSK-së u  shprehen  mjaft mirënjohës për vizitën e ministrit Berisha dhe  njëherazi  i paraqitën  atij disa kërkesa procedurale për të cilat ata kanë nevojë gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Kroaci.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …