Ministri Sefaj: Rigjenerimi i Policisë së Kosovës do të jepte rezultate në kryerjen e detyrave operative

Ministri Sefaj: Rigjenerimi i Policisë së Kosovës do të jepte rezultate në kryerjen e detyrave operative

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë së sukseset e të rinjve tanë e ngritin moralin dhe krenarinë kombëtare. Duke komentuar suksesin e xhudistit Akil Gjakova dhe artisi termal Meta, ministri e ka potencuar edhe idenë e rigjenerimit dhe të Policisë së Kosovës me potencial rinor për të sjell me shumë sukses në detyrat operative.

“Xhudisti Akil Gjakova i solli medaljen e artë Kosovës dje nga Parisi, ndërkaq një tjetër shqiptar, Ermal Meta shpallet fitues i një festivali të madh të muzikës sikurse është ai i Sanremos në Itali. Këto suksese të të rinjve tanë ngritin moralin e kombit, e në këtë kuadër, edhe rigjenerimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do të jepte rezultate në kryerjen e detyrave operative të tyre”, ka shkruar Sefaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …