leoni

Ministri Shala shprehet i kënaqur me dinamikën e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”

Ministri Shala shprehet i kënaqur me dinamikën e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka inspektuar të enjten punimet që po zhvillohen për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, ku MKRS-ja po investon rreth 1.5 milion euro. Ai me këtë rast u shpreh shumë i kënaqur me dinamikën e punimeve, sipas së cilës, ky stadium do të bëhet gati për gara të klubeve në afatin e paraparë. Ministri Shala tha se ky është një lajm i madh për futbollin e Kosovës, pasi tanimë Kosova përfundimisht do të ketë një stadium ku mund të zhvillohen lojëra me karakter ndërkombëtar. Ai, po ashtu, u shpreh se investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive përgjatë këtij viti janë rritur dukshëm, me qëllim që të krijohen kushte më adekuate për sportin e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tij. Ndryshe, punimet në këtë stadium po zhvillohen sipas kritereve dhe standardeve të kërkuara nga UEFA.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …