Brickos

Të shtunën me homzhe nderohet dëshmori Luan Haradinaj

Të shtunën më 6 maj 2017 në ora 11:00 në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit ’’ në Gllogjan me homazhe nderohen Gjeneral Major Luan Haradinaj në 20 vjetorin e rënies në Altarin e Lirisë si dhe veprimtari i madh i çështjes Kombëtare, Ismajl Haradinaj në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta. Ndërkaq në ora 11:30 në qendër të Deçanit te shtatorja e Gjeneral Major Luan Haradinaj vendosen buçeta me lule.

Në nderim të Gjeneral Major Luan Haradinaj të premten më 05.05.2017 , organizohet turnir në Futsal. Turniri mbahet në palestrën sportive ,,Ereniku’’ në Junik nga ora 10:00 ndërsa finalja e Turnirit mbahet nga ora 16:00.

Po ashtu në shënim të këtij përvjetori në Muzeun Kombëtar në Tiranë  të shtunën me 06.05.2017 mbahet Akademi përkujtimore më fillim në ora 17:00.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …