Ministri Shalsi: Opozita po përpiqet për një ’97-të dytë, por do të dështojë

Ministri Shalsi: Opozita po përpiqet për një ’97-të dytë, por do të dështojë

Ministri Eduard Shalsi ka deklaruar se eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që hera-herës ngjajnë me lojëra fjalësh. “I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët: frika për të votuar vettingun”, ka thënë Shalsi. Ai është shprehur se, “përpjekjet e krereve të PD për të rikthyer vitin ‘97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën”, që tashmë, sipas tij, po mbahet peng nga një grup ekstremistësh. “Krerët e PD-së me këtë qëndrim po tradhëtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë. I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm kështu Shqipëria do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe të përmbushë aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë”, ka shtuar Shalsi.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …