Ministri Stavileci informon bizneset për projektet energjetike

“Mbështetja e sektorit privat, respektivisht krijimi i mundësive për të bërë biznes është njëri nga dimensionet ekonomike, të cilin Qeveria është e interesuar ta fuqizojë”,  kështu është shprehur Blerand Stavileci ministër i Zhvillimit Ekonomik, gjatë një bashkëbisedimi me drejtues të bizneseve private, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.

Ministri Stavileci me këtë rast tha se Qeveria është e përkushtuar të siguroj ambientin e të bërit biznes përfshirë sigurimin e  energjisë elektrike si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ai më tej ka njoftuar të pranishmit për projektet, të cilat MZHE është duke drejtuar siç është Termocentrali Kosova e Re, investimet në fushën e TIK-ut, Energjisë së Ripërtërishme dhe Efiçiencës së Energjisë.

Ministri Stavileci duke shprehur mbështetjen për biznesin privat tha se Kosova ka potencialin rinor të favorshëm, të cilin duhet orientuar drejt profesioneve me perspektivë, duke ndjekur kështu edhe trendin botëror.

Nga ana e tij Arian Zeka drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, tha se bashkëpunimi i bizneseve me Qeverinë dhe gjetja e mundësive investive do të ndihmonte edhe biznesin vendor njëkohësisht do të krijonte vende të reja pune.

Ndryshe, pjesëmarrësit janë informuar nga ministri Stavileci për të arriturat ekonomike, duke përmendur rritjen e eksportit vendor dhe uljen e importit, të cilin ai e ka vlerësuar si sinjal pozitiv drejt fuqizimit të ekonomisë së vendit.

Nga ana tjetër përfaqësues të bizneseve e kanë falënderuar ministrin Stavileci për gatishmërinë e tij për t’i informuar rreth projekteve që drejton MZHE, për të cilat ata potencuan se do të ndikojnë në fuqizimin  e biznesit vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …