leoni

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes konform marrëveshjes dhe nevojave të qytetarëve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka vlerësuar zhvillimet pozitive që ka pasur sektori i distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike pas privatizimit të KEDS, që ka rezultuar me përmirësim të inkasimit dhe uljes së humbjeve.

Këto komente ministri Stavileci i bëri me rastin e prezantimit të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes në Kosovë deri në vitin 2025 nga ana e KEDS, ku morën pjesë akterë të sektorit të energjisë dhe kryetarë të komunave të Kosovës.

Stavileci tha se përfshirja e palëve të ndryshme të interesit, në këtë rast kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës i kontribuon shumë një bashkëpunimi edhe më të madh në mes të nivelit qendror dhe atij lokal, e sidomos të KEDS-it dhe kompanive të tjera në mënyrë që të jenë më afër me kërkesat dhe nevojat që i kanë komunat e vendit.

“Jo vetëm ky plan por edhe plane të tjera që lidhen me akterët në fushën e energjisë elektrike kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë elektrike”, tha ai duke shtuar se Plani  Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është në përputhje me marrëveshjet dhe Planin investiv të KEDS-it për periudhën 2013-2017, që ka vlerë prej 100 milionë euro.

Më tej, Stavileci duke folur për ndërtimin e kapaciteteve të reja, tha se për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve me energji elektrike, e po ashtu edhe të bizneseve, në dhjetor të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit me investitorin amerikan dhe tash jemi në përmbyllje të fazës komerciale, e cila pritet të finalizohet deri në qershor.

“Ne kemi interesimin e më shumë se 8 kompanive të njohura, lidere në prodhimin e energjisë elektrike që janë të interesuara për të qenë pjesë e ndërtimit të TC Kosova e Re dhe nga mesi i pranverës do të jemi dëshmitarë të nisjes së punimeve të projektit më të madh energjetik në vend, tek lokacioni i ri, afër ‘Kosovës B’”, tha ai.

Nga ana e tij, George Karagutoff – Drejtor Menaxhues i KEDS, theksoi se ky plan ngërthen në vete dy faktorë që janë pjesë e përmbushjes së misionit dhe vizionit të KEDS-it: Si të ndikojmë pozitivisht më së miri për popullin e Kosovës dhe cila është teknologjia dhe teknikat më të mira për modernizimin e rrjetit.

Sipas planit deri më 2025 mbi 300 milion euro investime, 3500 trafo të reja dhe të  2000 km linjë të re, uljen e humbjeve teknike dhe shumë beneficione për konsumatorët.

Enver Halimi – Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, vlerësoi se përgatitja e planeve afatgjate që mbulojnë rregullat prej së paku 10 viteve për zhvillimin e sistemit të shpërndarjes janë detyrime ligjore të përcaktuara me ligjin për energji elektrike dhe kushtet e licencës së KEDS-it dhe me rregullat për kushtet e përgjithshme për furnizim me energji elektrike.

Ai tha se ZRRE-ja ka kërkuar nga KEDS-i që në procesin e hartimit të planit të involvojë komunat e Kosovës me qëllim të identifikimit të nevojave të tyre për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …