Ministri, Vesel Krasniqi, zhvilloi një bisedë virtuale me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett

Ministri, Vesel Krasniqi, zhvilloi një bisedë virtuale me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett

Ministri, Vesel Krasniqi, tha se Ministria që ai e drejton vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me agjencitë, siç janë: USAID dhe MCC, që veprojnë në Kosovë.

Ministri tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Ministri po ashtu e informoi ambasadorin për planin e rimëkëmbjes ekonomike, që parashihen 1.2 miliard të hyjnë në ekonomi, dhe u zotua se do të angazhohen shumë në mbështetjen ndaj bizneseve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett theksoi tre shtyllat strategjike të politikës amerikane ndaj Kosovës: qetësia, drejtësia dhe mirëqenia.

Ambasadori potencoi se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …