Ministri Yagcilar është pritur nga zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë Turkes

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, po qëndron në vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë Yildirim Tugrul Turkes.

Ministri Yagcilar  ka falënderuar Turkesin, për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk ofruar Kosovës, që nga  njohja e pavarësisë, përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në fushën e arsimit, të teknologjisë, të  shëndetësisë, të administratës publike etj.

Ministri Yagcilar, pasi njoftoi zëvendëskryeministrin turk Turkes me zhvillimet aktuale në Kosovë, u zotua se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë në të ardhmen pritet të thellohen.

Në anën tjetër, Turkes ka shprehur gatishmërinë e shtetit turk për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës, në aspektin e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Fikrim Damka.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …