Ministri Zemaj

Ministri Zemaj paralajmëron ashpërsimin e masave, e përmend edhe mbylljen në fudjavë si alternativë

Zemaj thotë se shtrëngimet e reja kufizuese do të varen nga ecuria e infektimeve. Ministri i Shëndetësisë ka thënë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve testuese për koronavirus. “Prizreni do të fillojë më shpejt me testime pasi është më e përgatitur. Edhe Peja po ashtu. Gjilani është në përfundim të përgatitjeve. Në IKSHP janë shtuar tri aparatura dhe dhjetë laborantë në Mikrobiologji e dhjetë të tjerë në Klinikën Infektive”, thotë Zemaj. Ai shton se Kosova për momentin qëndron mirë me testet e gatshme PCR. Por ministri nuk ka përjashtuar shtrëngim të masave kufizuese nëse sipas tij vazhdon të rritet numri i infeksioneve. Ai thotë se një alternativë është përmend edhe mbyllja në fundjavë.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …