Situata e tensionuar po në Maqedoni

Ministria e Brendshme e Maqedonisë pezulloi 15 policë që nuk ishin në nivel të detyrës më 27 prill në Kuvend

Ministria e Brendshme e Maqedonisë konfirmon pezullimin e 15 policëve, të cilët nuk e kanë kryer detyrën e tyre më 27 prill në Kuvend, bën të ditur Alsat-M. Raporti i Kontrollit të brendshëm ka konstatuar se 11 policë nga sektori për Punë të Brendshme në Shkup, dhe 4 policë të Njësitit për Intervenim të Shpejtë, edhe pse kanë qenë në Kuvend më 27 prill dhe kanë vërejtur tensionimin e situatës, nuk kanë ndërmarr asnjë hap parandalues. Sipas raportit në fjalë policët kanë neglizhuar hovin e dhunuesve, ndërsa më pas janë vërejtur duke u shëtitur nëpër korridoret e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …