Zgjedhjet në Kosovën veriore

Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, marrin pjesë 6 lista serbe

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që mbahen më 11 qershor, marrin pjesë gjashtë lista serbe. Katër prej tyre janë parti, një është kolacion dhe një iniciativë qytetare. Serbët në zgjedhjet e 11 qershorit, do të garojnë në kuadër të: Listës Serbe me Sllavko Simiqin në krye, Forcave Përparimtare të Kosovës që i prin Aleksandar Grujiq nga Fushë-Kosova, Partisë Demokratike Progresive të Nenad Rashiqit, Partisë Liberale të Pavarur të Sllobodan Petroviqit, dhe koalicionit të Partive të Serbëve të Kosovës të Aleksandar Jabllanoviqit dhe të Iniciativës Qytetare Aktive dhe iniciativës qytetare Lidhja Patriotike Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …